Nuk siguruan vend në Kuvend, deputetë ‘zhduken’, cilët munguan sot në seancë

Kuvendi i Shqipërisë rifilloi punimet këtë të enjte, pas një pushimi dy mujor. Deri në korrik kur dyert e Kuvendit të mbyllen për t’u hapur në shtator për trupën e re të ligjvënësve, edhe kandidatët që nuk arritën të fitonin një mandat, apo deputetët që ngelën jashtë do të jenë pjesë e seancave plenare. Por si duket disa kanë zgjedhur të japin ‘dorëheqjen’ dhe mos angazhohen as gjatë kësaj periudhe.

Një prej tyre ishte Lulzim Basha, i cili pas humbjes vendosi të mos jetë as fizikisht në një Kuvend. Basha ka zgjedhur heshtjen pas humbjes, por ngjan më shumë me zhdukjen politike.

Mungesës së tij iu bashkua dhe ajo e Dashnor Sulës, i cili, pasi këmbënguli që Kuvendi duhet të rifillojë punën sipas ligjit, vendosi që vetë ta anashkalojë këtë fillim me shumë finesë.

Lajme të tjera |  “Më në fund do e martojmë Shqipërinë me BE”, komisionerja Marta Kos: Në qershor hapen të gjithë kapitujt, me Ramën…

Po ashtu në seancën e parë pas zgjedhjeve, nuk ishin të pranishme as Ori Nebiaj, Dhurata Çupi, Flutura Açka e disa të tjerë që dikur dominonin, por që tashmë kanë lënë vendin bosh

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us