“Nuk sjellim Berishën në pushtet”/ Tom Doshi: PSD do bashkëpunojë vetëm me PS

Kreu i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi ka konfirmuar se po mendon bashkëpunimin me Partinë Socialiste. Lajmin e bëri me dije gjatë një takimi me mbështetësit e tij në qarkun e Korçës. Teksa mbante një fjalim në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, Tom Doshi u shpreh se një ditë, pa dhënë afat, do të bashkëpunojë vetëm me Partinë Socialiste, ashtu si në vitin 2021.

Sipas tij, PSD ka vetëm një aleat të mundshëm, dhe nuk do të bashkojë asnjëherë votat, për të risjellë kryedemokratin Sali Berishën në pushtet.

“Ne jemi partia që i kemi bashkuar të majtë dhe të djathtë. Ne sot po luftojmë për mandatet tona, por nuk luftojmë me e sjellë Berishën në pushtet. Ne prapë nesër do të bashkëpunojmë me PS por nuk më vjen mirë nga mënyra sesi po sillen me ju, në Korçë dhe në të gjithë Shqipërinë. Po bëjnë presion me vende pune, po u bëjnë presion fermerëve, po u bëjnë presion bizneseve. Kjo nuk është e drejtë. Dhe për këtë ju përgjigjeni me votë,”-tha në fjalën e tij Doshi.

Lajme të tjera |  Tronditëse në Korçë/ ZBARDHET pas 7 vitesh krimi, Antonio Karafili u VR* nga partnerja dhe i dashuri i saj!

Teksa fliste për zgjedhjet parlamentare, Tom Doshi synon të marrë një mandat në Korçë, ndërsa vetë si kryetar partie kandidon në Shkodër.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us