“Nuk të ndjekim prej Alibeajt!”/ Dash Shehi: Mendoni se jam martuar me Alibeajn?! Unë koalicion politik kam bërë…

Dashamir Shehi, bashkëdrejtues i koalicionit “Djathtas 1912” me Enkelejd Alibeajn, tregoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se arsyet që e djathta mbeti e ndarë është thjesht “arsye shqiptare”. Ai tregoi raste kur i thonë që nuk vijnë me të, sepse është në koalicion me Alibeajn dhe ai u shpreh me ironi se nuk ishte martuar me Alibeajn, por është aleancë politike.

Pjesë nga biseda

Andi Tela: Cilat ishin arsyet që mbetët të ndarë?

Dashamir Shehi: Arsye shqiptare. Dikush do që të jetë i pari në listë. P.sh. këta dy zotërinjtë janë zgjedhur me listë të mbyllur, ndërsa ne motivi kryesor ishte lista e hapur. Tani si do t’i kthehemi listës së mbyllur?! Ne e bëmë çështje principi listën e hapur, jo për interes. Unë jam 60 e ca vjeç, kam ndenjur 6-7 herë në parlament dhe hyj njëlloj me zëdhënësin tim. Hyj në garë, me atë që është 30 vjeç, sepse mendoj që ky është principi. Do të bëjmë garë, do t’u afrohemi qytetarëve.
Ti e do listën e mbyllur për të thënë se e ke siguruar një grusht votash për veten dhe gjejnë sebepe të kota, jo na puq këtu. Ka që më thonë: A e di pse nuk vijmë me ty o Dash? Po pse? Po se ti je me atë Alibeun. Kot, po ça, do të bëjmë krushqi ne? Mendoni që jam martu unë me Alibeajn? Kjo është një aleancë politike. Jo po ai ka qenë i atij, jo po ky. Ore të gjitha sebepet…

Lajme të tjera |  Petro Koçi kërkon spastrime dhe në Fier: Aty kemi drejtorë arrogantë dhe të korruptuar, mezi e kam pritur këtë ofensivë ndaj "Republikës së Drejtorëve"

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us