Nuk u bë pjesë e listës së PD, Rudina Hajdari: Kërkova që Berisha të mos jetë kandidat për kryeministër

Ish-deputetja demokrate Rudina Hajdari ka treguar arsyet se përse nuk kandidoi në listat e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit. Hajdari është shprehur se nuk kandidoi pasi kryedemokrati Sali Berisha nuk është tërhequr për t’i hapur rrugë një tjetër kandidature për kryeministër.

Gjithashtu në atë mbledhej kam theksuar se kryetari aktual duhet të bënte një hap pas për t’i hapur rrugë një kandidature tjetër për kryeministër. Meqenëse kjo nuk u mor parasysh, vendosa të mos kërkoj të jem pjesë e kësaj liste.

Partitë politike kanë dorëzuar tashmë listat e hapura dhe të mbyllura për kandidatët për deputetë për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në 11 Maj. Sa i përket Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës nga 49 kandidatë mes tyre 12 emra janë rezervuar për në listën e mbyllur dhe 37 në listën e hapur. Nga ana tjetër 13 deputetë të Partisë Demokratike janë në listën e hapur për zgjedhjet e “11 majit dhe 19 demokratë në listat e mbyllura. Lista u dorëzua edhe nga koalicioni Euroatlantik I Lulzim Bashës dhe koalicioni “Nisma Shqipëria” drejtuar nga Adriatik Lapaj. Sa i përket PSD Vetë Tom Doshi ka zgjedhur që të garojë për të marrë mandatin e tij në qarkun e Shkodrës. Nga ‘Partia Mundësia’, Agron Shehaj ka vendosur të kandidojë në një nga qarqet më të rëndësishme, Tiranën.

Lajme të tjera |  Meta thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në zgjedhje të dielën: Të braktisim shpopullimin, të zgjedhim ndryshimin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us