Nuk u grumbullua nga Sylvinho, Armand Duka i shkruan personalisht mesfushorit të Kombëtares

Adrion Pajaziti ka sot një ditë të veçantë. Mesfushori i Kombëtares shqiptare feston ditën e sotme 22-vjetorin e lindjes. Teksa urimet për të nuk kanë munguar as nga Shqipëria.

Pikërisht në këtë ditë të veçantë, për mesfushorin kuqezi është kujtuar dhe FSHF duke e uruar në rrjetet sociale. Gjithashtu, e ka uruar personalisht dhe presidenti i Federatës, Armand Duka.

“Sot i urojmë ditëlindjes mesfushorit të Kombëtares, Adrion Pajazitit! Gëzuar ditëlindjen Adrion!”, shkruhet në urim.

Kujtojmë që mesfushori nuk është grumbulluar nga Sylvinho për këto dy ndeshje të Nations League. Shkak i këtij mosgrumbullimi është dëmtimi i rëndë që 22-vjeçari ka pësuar me Gorica në kampionatin kroat.

Nuk u grumbullua nga Sylvinho, Armand Duka i shkruan personalisht mesfushorit

Urimi i Armand Dukës për Adrion Pajazitin
Lajme të tjera |  VIDEO/ “Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri”, banderola e tifozëve kuqezi mbulon Piramidën në Tiranë!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us