Nuk u grumbullua për shkak të dëmtimit, Hysaj komenton sfidën me Anglinë

Elseid Hysaj është një mungesë e madhe për Kombëtaren shqiptare në dy ndeshjet e para kualifikuese për Botërorin 2026.

Mbrojtësi shqiptar, i cili u dëmtua gjatë ndeshjeve me Lazion disa javë më parë, ka folur për UEFA-n, duke komentuar takimin e parë të kuqezinjve, atë me Anglinë.

Ai thotë se emocionet të luash në Wembley janë të mëdha, ndërsa theksoi se futbollistët e Kombëtares e kanë mendjen vetëm të objektivi i vetëm, arritja drejt Botërorit.

“Wembley është lloji i stadiumit që lejon një lojtar të përjetojë të gjitha emocionet më të bukura që ekzistojnë.

Ne jemi përmirësuar shumë dhe besoj se të gjithë lojtarët tanë e kanë mendjen te Kupa e Botës”, tha Hysaj.

Lajme të tjera |  PSG ka shansin të fitoi tripletën, Al-Khelaifi nuk ngopet me finalen: Duam Champions-in

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us