Nuk u paraqit në SPAK për të dëshmuar për “Gërdecin”- reagon Shkëlzen Berisha

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha sipas SPAK nuk u paraqit sot për të dëshmuar për çështjen Gërdeci.

Gjatë procesit gjyqësor, u deklaruar se Shkëlzen Berisha nuk është gjetur në adresën e tij dhe për këtë arsye nuk është njoftuar.

Por në reagimin e tij, Shkëlzen Berisha thekson se nuk ka patur njoftim për t’u paraqitur në SPAK.

Ai thekson se ka depozituar në SPAK, numrin e telefonit dhe adresën e saktë të banesës së tij.

“Në lidhje me disa raportimet mediatike për “mos paraqitjen” time si dëshmitar në gjykatë, më duhet të sqaroj se në asnjë adresën timen fizike apo elektronike nuk ka mbërritur asnjë ftese për t’u paraqitur për të dëshmuar!

Pretendimet e SPAK, që janë qartazi në funksion të qëllimeve politike e mediatike të Edi Ramës, bien poshtë, si nga njoftimet e mëparshme që janë ekzekutuar me sukses, ashtu dhe nga fakti që personalisht në dëshminë e dhëne para SPAK kam depozituar adresën e SAKTE si dhe nr e telefonit!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us