Në një përditësim të fundit të rezultateve nga KQZ, nga 1038 kuti të numëruara e të raportuara deri tani (nga 5225), PS kryeson me 53,26%. Partia Socialiste dominon në 9 qarqe të vendit:
Në qarkun Berat, PS kryeson me 59.71 %, PD 29.66 %.
Në qarkun Dibër PS kryeson me 58.28 %, PD 37.20 %.
Në qarkun Durrës PS kryeson me 51.79 %, PD me 40.29 %
Në qarkun Elbasan PS kryeson me 61.18 %, PD me 29.13 %.
Në qarkun Fier, PS kryeson me 62.91%, PD me 25.37 %.
Në qarkun Gjirokastër PS kryeson me 64.12 %, PD me 27.95 %
Në qarkun Korçë, PS kryeson me 54.84 %, PD me 34.65 %
Në qarkun Lezhë, PS përmbys rezultatin me 45.34 %, PD me 43.20 %
Në qarkun Tiranë PS kryeson me 47.52 %, PD me 35.27 %
Në qarkun Vlorë PS kryeson me 57.33 %, PD me 28.84 %
Vihet re se në tre qarqe rezultati është “dramatik” për opozitën, duke shkuar mbi 60% të votave për PS. Përkatësisht në Elbasan, Fier dhe Gjirokastër.
Nga kutitë e numëruara deri më tani ka tre qarqe ku rezultati është ‘pro’ për opozitën. Partia Demokratike kryeson në qarqet e Kukësit dhe të Shkodrës