Teksa janë numëruar mbi 28% e votave në rang vendi, rezultatet paraprake tregojnë një avantazh të thellë për Partinë Socialiste, e cila kryeson me 53% të votave dhe parashikohet të sigurojë 83 mandate në Kuvend.
Partia Demokratike renditet e dyta me 34% të votave, duke marrë deri tani 51 mandate.
Ndërkohë, Partia Socialdemokrate e Tom Doshit ka marrë 4% të votave, që përkthehet në 3 mandate.
Gjithashtu deri më tani kanë arritur të sigurojnë përfaqësim: Nisma SHB dhe Mundësia me nga 3% të votave kanë fituar nga një mandat secila, ndërsa Bashkë me 1% të votave ka marrë gjithashtu një mandat.
Partitë e tjera deri në këtë fazë të numërimit nuk kanë arritur të sigurojnë mandate në Kuvend.
Ndërkohë procesi i numërimit vijon në të gjitha qarqet.