Numërohen 60% e votave në të gjithë Shqipërinë: Si ndahen mandatet për PS, PD dhe partitë e vogla

Kur ka kaluar 24 orë nga mbyllja e orarit e votimeve, janë numëruar tashmë 60% e votave të hedhura nga qytetarët shqiptarë.

Partia Socialiste kryeson bindshëm me 437 956 vota të marra, që sipas projeksionit të KQZ, deri në fund do të përkthehen në 83 mandate, shifër që nuk ka ndryshuar që prej nisjes së numërimi.

Partia Demokratike ka siguruar deri tani 282 585 vota, që sipas projeksionit të KQZ deri në fund të numërimit do të përkthehen në 51 mandate.

Partia Social-Demokrate e Tom Doshit ka siguruar deri tani 30 772 vota dhe është në rrugë të sigurt drejt 3 mandateve në të gjithë vendin.

Nga një mandat duket se do të sigurojnë edhe Nisma Shqipëria Bëhet me drejtues Adriatik Lapajn, Mundësia e Agron Shehajt, dhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit.

Lajme të tjera |  Numërohen 28% e votave në rang vendi, PD ruan Shkodrën dhe Kukësin, vetëm dy qarqe blu në hartën zgjedhore

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us