Numërohen mbi 91% e votave, PS drejt mandatit të katërt qeverisës me 82 deputetë, PD merr 34%. Si renditen partitë e tjera

Kur janë numëruar mbi 4904 kuti nga 5225 në të gjithë vendin, Partia Socialiste kryeson me 52.14 % të votave rezultat i cili i jep shumicë të konsiderueshme në Parlament të majtës dhe e çon drejt mandatit të katërt qeverisës.

Socialistët kanë siguruar deri tani mbi 679 mijë vota dhe 82 deputetë. Koalicioni PD-ASHM ka 34.43% ose rreth 448 mijë vota në të gjithë vendin dhe 14 mandate në Parlament.

Forcë e tretë politike ka kaluar “Nisma-Shqipëria Bëhet” me 3.50%, duke marrë 45549 vota dhe një mandat në Kuvend.

Sipas rezultatit paraprak kur kanë mbetur për t’u numëruar pak më shumë se 300 kuti, PS merr 82 deputetë, PD 52, PSD 3 dhe Mundësia, Nisma-Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë nga një mandat.

Lajme të tjera |  43 deputetë nga lista e hapur në Kuvend, në Elbasan dhe Fier PD nuk plotëson dot listën e mbyllur

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us