Anën Drajçi, vjehrri i Bruna Myzeqarit, e cila i dha fund jetës duke u vetëvrarë ka deklaruar se ditën që ndodhi ngjarja, vajza ka qenë në shkollë. Por ky version mohohet nga mësuesit, edhe pse persona të tjerë, nxënës të shkollës, tregojnë që e kanë parë Brunën në shkollë. Drajçi thotë se 18-vjeçarja ishte tip i mbyllur, dhe se ditën që i dha fund jetës është parë nga shoqet e saj që ka dalë duke qarë nga shkolla.
“Mendoj se këtu është mbajtur mirë, mund ta dijë edhe familja se si e kemi mbajtur nuk besoj se janë në kundërshtim për këtë. Mendoj që 99% i vjen nga shkolla, të dhënat i kemi deri diku. Ditën që ka qenë në shkollë, mësuesit e mohojnë që ka qenë në shkollë, ndërsa disa thonë që ka qenë. Mund të ketë pasur në shkollë xhelozitë e shoqeve. Presion nga kjo shpi nuk ka pasur kurrë. Ishte person që nuk shprehej. Ishte tip i mbyllur. Ditën që ka ndodhur më kanë thënë që vajza ka dalë duke qarë nga shkolla. Më pas ka marrë djalin i ka thënë më merr tek shtëpia. Ai e ka sjellë dhe më pas ka dalë për kafe. Më pas i ka shkruajtur për veprimin,”- tha ai.
Sipas policies, vajza dyshohet ta ketë kryer këtë veprim në kushte të rënduara psikologjike pas konflikteve të vazhdueshme me të fejuarin e saj 24-vjeçar, Entilo Drajçi, i cili po hetohet në gjendje të lirë. Dyshja kishin vetëm 25 ditë që ishin martuar dhe bashkëjetonin.