Nusja u vetëvra, vjehhra publikon mesazhet e fundit me të: Ma, s’jam mirë

Sajmira Drajçi, vjehrra e 18-vjeçares, Bruna Myzeqari, nga Fier-Shegani i Lushnjës, e cila ndërroi jetë dy ditë më parë në spital pasi u vetëhelmua me fostoksinë, ka publikur dhe mesazhet e fundit që ka shkëmbyer me nusen e djalit. Përpara mediave, ajo ka deklaruar se nusja i ka dhënë fund jetës për shkak të disa ngarkesave nga shkolla. Në bisedë shihen disa mesazhe të shkëmbyera mes nuse e vjehrrë, të pasuara dhe nga thirrje të humbura.

“Goca ka qenë e ngarkuar në shkollë. Ka ardhur në shtëpi duke qarë. Ka ardhur këtu e ka bërë gjestin. I ka thënë çuni po iki të pi një kafe në lokal, mirë i ka thënë. Kur ka ardhur e ka marrë çunin në telefon i ka thënë hajde se unë piva helmin. Më ka bërë hatanë. Vetë e ka marrë, çuni në sekondë ka ardhur. Kjo ndodhi pasi erdhi nga shkolla. Ka shkuar te nëna e vet i ka thënë nuk jam mirë,”- thotë Drajçi.

Biseda mes tyre me mesazhe:

Vjehrra: Mirëmëngjesi a je mirë?

Nusja: Mirëmëngjes ma…njësoj mezi po rri në këmbë se kam ethe.

Vjehrra: Nga ato…

Nusja: Do shkoj në shkollë dhe do vi

Vjehrra: Mir

Kjo bisedë është pasuar me tentative nga ana e Drajçit për të folur me nusen, e cila nuk është përgjigjur më.

Lajme të tjera |  Policia hodhi ujë me presion, por qytetarët arrijnë te Kryeministria, thirrje kundër Ramës dhe Berishës (VIDEO)

Sipas policisë vajza dyshohet ta ketë kryer këtë veprim në kushte të rënduara psikologjike pas konflikteve të vazhdueshme me të fejuarin e saj 24-vjeçar, Entilo Drajçi, i cili po hetohet në gjendje të lirë. Dyshja kishin vetëm 25 ditë që ishin martuar dhe bashkëjetonin.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us