“O Ilir Beqaj mos shko në atë komision”, Artan Fuga për hetimin në Kuvend: Një i arrestuar ka të drejta, nuk mund të bëhet lodër për deputetët

Akademiku Artan Fuga ka reaguar lidhur me debatet në Komisionin Parlamentar Hetimor për ‘check up” dhe sterilizimin për mënyrën sesi duhet të dëshmojë ish-ministri Ilir Beqaj.

Në një reagim në Facebook, Fuga shprehet se një i arrestuar ka të drejta dhe se nuk mund të bëhet lodër për deputetët.

Reagimi i plotë:

Dale, Dale, një minutë, një minutë.

Une nuk di gjë fare në ka ngjyer dorën a jo Ilir Beqja. Do ta tregojë SPAK-u. Dësheroj të dale pa faj, nëse ka faj të shlyejë dëmin sipas ligjit deri në një!

Por që duke qenë në arrest, në hetim, të thirret në atë komisionin kuvendor steril që në shijen time politike më duket gjysmë i çmendur, qesharak ne sytë e shqiptarëve, i thirrur shoqëruar me policë, kjo më shfaqet sikur është çmenduri, hipokrizi, sadizëm.

Lajme të tjera |  E diela për plazh/ Moti sot me temperatura të larta, ja zonat më të nxehta

Kjo është që Kuvendit të paralelizojë Prokurorinë.

Lëre mos lozni shpiash, prokurorësh, si një ikje nga vetja dhe si identifikim me ata që keni frikë e ju dalin në gjumë!

Frojdi e quante transfertë, një psikozë neuropatologjike!

Dhe media në vend të ulurijë, merret jo u lejua jo s’u lejua Ilir të shfaqi video, foto a skica!

U pika!

O Iir Beqja, mos shko në atë komision! Jepi xhevap vetëm prokurorëve askujt tjetër, se nesër do të kërkojne llogari dhe hetim edhe ata që jane fut në Big Brother a Big Market, mos shko sepse një i arrestuar ka të drejta, nuk mund të bëhet lodër për deputetë! Nuk mund të hetohet në publik!

Lajme të tjera |  Situata e zjarreve në vend, 58 vatra zjarri në 24 orët e fundit, Tirana dhe Fieri zonat më të prekura

O deputetë, por c’bëni mo! Po është turp kjo që beni!

Cnjerëzore! Antiligjore!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us