E ndërsa kontrollet nga inspektorët e tatimeve do të hiqen përfundimisht, kryeministri Edi Rama ka treguar edhe për problematikat që çuan në një vendim të tillë.
Në takimin e tij në Shkodër, ndau një episod që lidhet me fenomenin e inspektorëve duke treguar një histori të çuditshme.
“Mua nuk më del e keqja pa u larguar hija e inspektorëve nga dyert e bizneseve. Ka rënë shumë sepse unë përpiqem ta imagjinoj. Njeriu shkon në dyqanin e vet, ka 100 kumrie mbi kokë, normal konkurrenca. Dhe vetëm kur të vjen njoni aty edhe thotë tashti të shohim…Kjo është e papërtypshme. Më kujtohet gjithmonë një skenë e jashtëzakonshme me një grup inspektorësh. Kishin shku te një pastiçeri edhe është reale kjo…Më shkruan ajo zonja e pastiçerisë në Durrës, më çoi mesazh. O kryeministër tha të lutem a mund të largohen këta inspektorët se po më mbarojnë akulloren. Edhe unë i çova një ikonë me t’qeshme se thashë humor. S’ishte humor, ajo më çon video. 4 veta në tavolinë, kishin një tas të madh me akullore dhe e hanin nga tasi. Njëri kishte nga ato letrat e biznesit me demek dhe flisnin për shifrat”,tregoi kryeministri.
Tanimë kjo gjë sipas tij merr fund, falë teknologjisë.