Kreu i grupit të opozitës, Gazment Bardhi,është përplasur me ish-ministren e Jashtme, Olta Xhaçka jashtë derës së Kuvendit.
Teksa ish-ministrja, Xhaçka ka tentuar të hyjë brenda sallës së Parlamentit, Gazment Bardhi nuk e ka lejuar të futet.
Kjo situatë ka nxitur tensione mes tyre, ku Olta Xhaçka iu është drejtuar Gazment Bardhit duke i thënë “o legen, o burracak”.
Pjesë nga debati:
Gazment Bardhi: Nuk është hyrja hajdutët brenda, të ndershmit jashtë.
Olta Xhaçka: E di unë si e kërkon ti
Gazment Bardhi: Pa hë njëherë? Përgjigjen do ta japësh në SPAK ti shumë shpejt.
Olta Xhaçka: O legen o burracak
Gazment Bardhi: Shumë shpejt do e japësh llogari në SPAK