Kryeministri Edi Rama ka kritikuar mbështetësit e tij gjatë një takimi në Memaliaj, të cilët gjatë fjalës së tij, nisen të thërrisnin “O Tërmet, o hero, Tepelena ty të do”, referuar Termet Peçit.
Rama u tha mbështetësve se kjo është kopje, ndërsa e cilësoi dhe si paçavure mitingjesh të kohërave të kënetës, pasi mbështetësit e PD brohorasin një frazë të tillë për kryedemokratin Sali Berisha, “O Sali, o hero, Shqipëria ty të do”.
“Jo, jo, jo, këtë nuk e dua këtë. E përdorni të tjerët këtë. E keni kopje, mos e përdorni më. E përdorin të tjerët këtë, nuk është e jona kjo. Keni gjithë këta mjeshtra të fjalës dhe poezisë, e shkoni e merrni e kopjoni një paçavure mitingjesh të atyre që sot janë në kënetë. Lërini ato!”, deklaroi Rama.
Ai nënvizoi se në PS nuk ka “heronj”, por njerëz të barabartë, ndërsa për veten tha se është kali qe qytetarët kanë zgjedhur për të tërhequr karrocën.
“Unë nuk jam heroi juaj, jam kali që keni zgjedhur të tërheq karrocën. Kaq! Për t’ju shërbyer dhe për të bërë histori së bashku”, tha Rama.
Edi Rama: Jo, jo, jo, këtë nuk e dua këtë, e përdorni të tjerët këtë. E keni kopje, mos e përdorni më, e përdorin të tjerët këtë, nuk është e jona kjo. Keni gjithë këtë mjeshtra të fjalës dhe poezisë, shkoni dhe merrni dhe kopjoni një paçavure mitingjesh të atyre të kohërave të atyre që sot janë në kënetë. Lërini ato.
Nuk keni faj ju, ka faj Tërmeti, sepse kur thoni: “O tërmet, o hero, Tepelena ty të do”, ky ju lejon. Lëre, mos e përmend më. Termet, këtu respektohet e drejta e autorit, atë autor se duam fare, dakord. Ato janë mitingje kënetash, jeni në vete apo jo.
Ne këtu jemi të gjithë të barabartë, të gjithë një, nuk ka heronjtë dhe të tjerë, jemi të gjithë të barabartët. Unë nuk jam heroi juaj, jam kali që keni zgjedhur të tërheq karrocën. Kaq! Për t’ju shërbyer dhe për të bërë histori së bashku.