“O vemje, ti e do femrën poshtë”/ Debati Egla-Ledjona kalon limitet

Pasditja e sotme ka kaluar me tensione dhe debate të forta në shtëpinë e “Big Brother Vip”. Teksa ndodheshin në “living”, Ledjona dhe Egla kanë shpërthyer në ofendime dhe tone të larta ndaj njëra-tjetrës. Dy banoret në një moment për pak sa nuk përplasen fizikisht ndërsa ka qenë Julia ajo e cila është munduar t’i qetësojë.

Egla i drejtohet Ledjonës duke i thënë se qëllimi i saj është të ulë femrën dhe sipas saj këtë gjë po bën me vajzat në shtëpi. Kjo e fundit ka shpërthyer në fjalë të rënda dhe tiketime të tipit, “vemje”.

Debati në videon më poshtë: 

Këto situata janë kthyer në rutinë në “BBV”, ku banorët i gjëjmë çdo ditë duke debatuar me fjalor aspak etik ndaj njëri-tjetrit. Megjithatë nga sa është parë, produksioni nuk ka marrë masa përveçse u ka tërhequr herë pas here vëmendjen.

Lajme të tjera |  Parashikimi i horoskopit 5 korrik, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us