Në fund të vitit 2023, u tejkalua pragu i 7 milionë vdekjeve nga Covid në botë që nga shpërthimi i pandemisë. Lajmin e bëri të ditur drejtoresha e Departamentit të Përgatitjes dhe Parandalimit të Epidemive dhe Pandemive të OBSH-së, Maria Van Kerkhove.
Më 31 dhjetor 2023, numri kumulativ i vdekjeve ishte 7 010 586, por “numri i vërtetë i vdekjeve është më i lartë, me vlerësime edhe tre herë më të larta globalisht. Këto janë shifra shkatërruese” – tha ajo.
Pandemia nuk përbën më një kërcënim për shëndetin publik, por është “ende një kërcënim global”, vuri në dukje ekspertja duke shtua: “Megjithatë, ne nuk mund të shpresojmë se ajo do të zhduket”.