Berat Gjimshiti mbetet një nga shtyllat kryesore të Atalantës dhe klubi italian ka vendosur ta mbajë liderin e mbrojtjes pavarësisht ofertave joshëse nga jashtë. Sipas mediave pranë skuadrës bergamaske, një ofertë zyrtare nga Katari ka mbërritur për mbrojtësin shqiptar, por është refuzuar pa hezitim nga drejtuesit zikaltër.
Interesimi ka ardhur konkretisht nga klubi Al-Rayyan, i cili ishte i gatshëm të paguante 12 milionë euro për kartonin e qendërmbrojtësit dhe t’i ofronte një pagë të majme kapitenit të Kombëtares. Atalanta e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga një prej elementëve më të rëndësishëm të skuadrës, veçanërisht pas triumfit historik në Europa League.
Për momentin, mbetet e paqartë nëse Al-Rayyan apo ndonjë klub tjetër nga Liga Saudite do të rikthehet me një ofertë të përmirësuar, por Atalanta duket e vendosur ta mbajë kapitenin kuqezi edhe për sezonin e ardhshëm.