Ofertë marramendëse për Kristiano Ronaldon, përgatitet të braktisë Arabinë Saudite për… Brazilin

Kristiano Ronaldo po bëhet gati të mbyllë edicionin e radhës pa trofe te skuadra e Al Nasr dhe raportohet se ky mund të jetë i fundit jo vetëm në këtë klub, por edhe në futbollin saudit. Ylli portugez, pavarësisht milionave që ka përfituar në Arabinë Saudite, e sheh veten pa trofe dhe për një lojtar me egon e tij, ndonëse në fundin e karrierës, kjo është e papranueshme.

Gazeta spanjolle “Marca” ka bërë të ditur se Ronaldo ka marrë një ofertë shumë të rëndësishme financiare, të cilësuar “jashtë tregut” për t’u larguar nga Arabia Saudite dhe për të udhëtuar drejt Brazilit. Atje e kërkon një prej skuadrave pjesëmarrëse në Botërorin e Klubeve, e cila dëshiron të nënshkruajë me portugezin duke i ofruar edhe mundësinë që të provojë atë aktivitet.

Një ofertë e rëndësishme për Ronaldon i cili e ka marrë në shqyrtim dhe nuk përjashtohet mundësia të pranojë, për të luajtur vitet e fundit të karrierës së tij në vendin e “sambas”.

Lajme të tjera |  Dinamo mendon për Europën, Ilir Daja “vë veton” për lojtarët

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us