Ofertë monsrtuoze nga ish-klubi i Neymarit, Raphinha “tundohet” të largohet nga Barcelona

Ky është padyshim sezoni më i mirë ndonjëherë në karrierën e Raphinhas. Sulmuesi brazilian padyshim që po udhëheq skuadrën blaugrana për objektivin e tyre të madh që është tripleta.

Jo vetëm kaq, por Raphinha konsiderohet në të gjithë botën si pretendenti më i madh për të fituar Topin e Artë. Por siç raportojnë mediat spanjolle, 28-vjeçari brazilian mund të jetë pranë një largimi të mundshëm nga Barcelona.

Bëhet fjalë për një ofertë monstruoze të Al Hilal për katalanasit me shifër prej 100 milionë dollarësh për shërbimet e brazilianit. Ndërsa për Raphinhan është propozuar një kontratë 4-vjeçare me 50 milionë euro rrogë në vit.

Lajme të tjera |  Te Partizani “dështojnë” sërish në Kupë, 90-të minutëshi ndaj Elbasanit për të shpëtuar sezonin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us