Adrion Pajaziti është okazion në merkaton e verës. Futbollisti i Kombëtares po shkon drejt fundit të kontratës me Fulham dhe qëndron në kërkim të skuadrës së re, ndërsa klubet e Ballkanit kanë lëvizur për këtë fakt.
Kampionët e Kroacisë do të luajnë mundësitë e tyre drejt Champions dhe kjo po e shtyn 22-vjeçarin. Në anën tjetër më parë u tregua se trajneri i Hajduk Split, Gonzalo Garsia, e ka mesfushorin në krye të listës së dëshirave.
Dinamo Zagreb po ashtu ka shfaqur interes konkret. E sigurt duket tashmë se Pajaziti do të bëjë hap cilësor në karrierën e tij.