OKB ngel në klasë burgjet shqiptare: Numër i lartë të paraburgosurish, të aplikohen masa alternative

Shqipëria duhet të bëjë përpjekje shtesë për të luftuar mbipopullimin duke reduktuar numrin e të paraburgosurve, thanë ekspertët e OKB-së për parandalimin e torturës pas vizitës së tyre të parë në vend. Ata gjithashtu theksuan nevojën për të siguruar qasje në kujdes shëndetësor cilësor në paraburgim.

“Numri i lartë i të paraburgosurve është shqetësues. Duhet të ndërmerren hapa pa vonesë për të reduktuar numrin e të burgosurve në Shqipëri, si një mjet për të parandaluar trajtimin mizor, çnjerëzor dhe poshtërues”, tha Vasiliki Artinopulo, kryetare e delegacionit.

“Ne mirëpresim masat ekzistuese për të adresuar mbipopullimin, siç është Ligji për Amnistinë dhe ndërtimi i burgjeve të reja. Megjithatë, objektet e reja do të mbushen shpejt nëse Qeveria nuk arrin të trajtojë shkaqet kryesore të mbipopullimit. Shteti duhet të përshpejtojë reformat në drejtësinë penale duke siguruar një zbatim efektiv të alternativave ndaj paraburgimit.”

Lajme të tjera |  Pse Berisha pasi humb zgjedhjet lyp qeveri teknike? Dashnor Sula: “Këngë” e vjetër, por këto beteja gjithmonë janë shuar!

Ekspertët e OKB-së vizituan Shqipërinë nga datat 14 deri më 20 prill dhe mbikëqyrën burgje dhe institucione të paraburgimit, komisariatet e policisë dhe institucionet psikiatrike.

Gjatë këtyre vizitave të paparalajmëruara, delegacioni zhvilloi intervista konfidenciale me të burgosur dhe të paraburgosur nga liria, roje të burgjeve, punonjës policie dhe personel shëndetësor. Ekipi u takua gjithashtu me ministrin e Drejtësisë, atë të Shëndetësisë, shoqërinë civile dhe organizatat ndërkombëtare që veprojnë në Tiranë.

Delegacioni i OKB gjeti akses të pamjaftueshëm të të paraburgosurve në kujdesin shëndetësor. “Jo vetëm që aksesi në kujdesin shëndetësor, përfshirë kujdesin mendor, është i vështirë, por edhe cilësia e shërbimeve është shqetësuese. Kjo çështje ndonjëherë përbën një kërcënim për jetët e njerëzve, duke shkaktuar vuajtje që mund të jenë keqtrajtime”, thotë OKB.

Lajme të tjera |  Gjyqi i rrallë në Tiranë, e moshuara 82-vjeçare gjobitet sepse ushqen macet e rrugës!

OKB do të hartojë një raport në lidhje me gjetjet dhe rekomandimet përkatëse. Raporti nuk do të publikohet nëse shteti shqiptar nuk jep miratimin për këtë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us