“Oligarkët janë majmur, ti i mbron me pasion…”/ Rama flet për përjashtimin nga taksat për investimet strategjike

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka mbrojtur politikën për përjashtimin nga taksimi për investimet strategjike. Rama tha se investitorët duhen incentivuar, sepse nuk kanë arsye për të investuar shifra të mëdha pa këto incentiva si përjashtimi nga taksat për dhjetë vite.

Pjesë nga intervista në studio:

Ylli Rakipi: Disa kategori kanë përjshtime nga taksimi, si investimet strategjike.

Edi Rama: Për hotelet me pesë yjë.

Ylli Rakipi: Po çfarë do të thotë taksë zero?

Edi Rama: Kemi 10 vjet taksë zero.

Ylli Rakipi: E ka kundërsthuar FMN dhe Banka Botërore.

Edi Rama: Po ata nuk do të jenë dakord për të gjitha.

Lajme të tjera |  Meta në qeli, Kryemadhi pasi del nga SPAK: U kërkova votën për babain e fëmijëve të mi!

Ylli Rakipi: Bie ndesh me filozofinë tuaj për taksimin e të pasurve.

Edi Rama: Ai është zinxhir ekonomik. Pse do bëjë ai hotel me pesë yje në Shqipëri? Si i bëjnë të tjerët? Shiko Malin e Zi, si e ka bërë?

Ylli Rakipi: Po ai që iku, ka marrë gjysmën e bregdetin për vete…

Edi Rama: Unë po them si u transformua Mali i Zi nga një vend dele e zezë për cigare, në një vend që u transformua. Për ta bërë vendin atraktiv duhet të japësh incentive, për të ardhur këtu.

Ylli Rakipi: Kështu si i mbron ti me pasion? Janë majmur shumë këta. Pastaj prodhojnë qymeze dhe i shesin.

Lajme të tjera |  Pothuaj 200 mijë pritet ta dërgojnë votën me postë, por rreth 1.6 milionë të tjerë në emigracion nuk do të votojnë

Edi Rama: Biznesi i madh paguante dhjetë përqind. Ne e rritëm e kemi bërë 15%.

Ylli Rakipi: Po them për ata që nuk paguajnë dhe kanë pjesë të rëndësishme të vendit.

Edi Rama: Ata janë taksapaguesit më të mëdhenj. Investimet strategjike jeni fiksuar. Ato janë sot për sot hotelet me pesë yje. Çfarë nuk paguajnë ata? E di çfarë do të thotë të investosh në hotel me 5 yje? Pse do investojë nëse nuk ka mundësi për tranzicion?/TPZ

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us