Operacioni “fshesa”, Barcelona bën gati listën me 7 emra

Pas largimit të dy lojtarëve të huazuar, Aleks Vaje dhe Klement Lengle, një nga çështjet që Barcelona duhet të adresojë nga tani e tutje është largimi i disa lojtarëve të tjerë nga skuadra! Kjo është e rëndësishme për Drejtorinë Sportive për të qëndruar brenda limiteve të fair play financiar të imponuar nga La Liga

E për më shumë t’i japë mundësi klubit që të ndërhyjë në tregun e lojtarëve edhe në merkaton e verës që sapo ka nisur. Janë shtatë lojtarë që mund të largohen këtë verë. Disa me më shumë mundësi se të tjerët dhe me rrethana shumë të ndryshme. Dhe e njëjta gjë mund të thuhet edhe për paratë që ata mund t’i sjellin klubit. Largimi i Pablo Torres nuk është i njëjtë me largimin e Ronald Arauhos ose Ter Shtegenit për shkak të peshës që secili mbart brenda limitit të pagave.

Ka një grup lojtarësh që me siguri do të largohen: Ansu Fati, Injaki Penja dhe Pablo Torre. Pastaj është edhe rasti i vazhdueshëm i Pau Viktor, i cili nuk do të zgjidhet deri në fund të merkatos. Dhe pastaj ka tre lojtarë shumë të rëndësishëm që mund të largohen në varësi të rrjedhës së ngjarjeve: Ter Shtegen, Ronald Arauho dhe Frenkie de Jong. Këta tre të fundit janë dhe 3 nga katër kapitenët e Barcelonës – i katërti është Rafinja.

TER SHTEGEN – Është rasti më i ndërlikuar dhe më enigmatik. Nënshkrimi i Joan Garsias duket se e shtyn atë drejt një largimi gjatë verës. Megjithatë, portieri ishte shumë i qartë disa ditë më parë kur tha se do të luante sezonin e ardhshëm për Barcelonën. Duhet të shohim se cili do të jetë qëndrimi përfundimtar i gjermanit dhe e gjitha kjo do të varet nga një bisedë që ai do të zhvillojë me klubin. Askush nuk duhet të harrojë se ai ka edhe tri sezone në kontratën e tij me një pagë vjetore që tejkalon 20 milionë euro. Nuk është një largim i lehtë.

Lajme të tjera |  "Plas" në Serbi, Presidenti Vucic del kundër Federatës, shkak ndeshja me Shqipërinë dhe Anglinë

INJAKI PENJA – Situata e tij është shumë e qartë dhe Injaki do të largohet nga Barcelona këtë verë. Jo vetëm për shkak të asaj që ndodhi sezonin e kaluar kur ai humbi vendin e tij si titullar ndaj Sheznit, por edhe sepse aktualisht ka tre portierë përpara tij. Kur ka luajtur, ai nuk është paraqitur keq. Edhe i huazuar te Gallatasaraji dy vjet më parë, ai u shfaq mirë. Barcelona mund ta shfrytëzojë atë. Vlera e tij në treg është midis tetë dhe dhjetë milionë.

RONALD ARAUHO – Një tjetër e panjohur. Uruguaiani nuk ka pasur një vit të mirë. Ai Kubarsi dhe Injigo Martinez janë tashmë qendërmbrojtësit titullarë të Flikut. Pavarësisht se rinovoi kontratën e tij gjashtë muaj më parë, ai e ka lënë derën hapur, pasi klauzola e tij e lirimit bie në 70 milionë në fillim të korrikut. Megjithëse gjithmonë ka thënë se dëshiron të qëndrojë te Barcelona, opsioni për t’u larguar është ende i hapur. Dhe nëse dëshiron të shkojë në Kupën e Botës, do të duhet të luajë relativisht rregullisht, dhe kjo nuk do të jetë e lehtë për të te Barcelona

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ 3 milionë euro, FSHF monitoron talentin shqiptar të gjigantit gjerman

FRENKI DE JONG – Qëndrimi i tij është i qartë: kërkon të rinovojë. Ai vetë është optimist në deklaratat e fundit. Ai ka luajtur në një nivel të mirë gjatë gjashtë muajve të fundit, është i lumtur në qytet dhe në klub, dhe situata e tij familjare gjithashtu favorizon një rinovim. Problemi është se kjo nuk po ndodh edhe pas shumë muajsh bisedimesh. Nëse nuk ka marrëveshje, Barcelona do të përpiqet ta shesë atë për të mbledhur para dhe jo pak.

PABLO TORRE – Ai nuk është i lumtur. Madje, akuzoi trajnerin Flik se ishte i padrejtë me të. Torre tashmë ka marrë vendimin për t’u larguar. Mbetet për t’u parë se kur dhe në çfarë rrethanash.

ANSU FATI – Barcelona po negocion me Monakon për një huazim me mundësi blerjeje. Bisedimet janë duke vazhduar, ndonëse ende nuk është arritur asnjë marrëveshje. Por është e qartë se Ansu do të largohet.

PAU VIKTOR – Klubi nuk ka marrë ende një vendim në lidhje me lojtarin. Trajneri dëshiron të vendosë pasi të shohë se si do të kthehet nga pushimet. Prandaj, ky vendim do të duhet kohë për t’u marrë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us