Opozita greke “shuplakë” Miçotaqisit për bllokimin e Shqipërisë: E bën për interesat e tij në ngushta!

Në një komunikatë për mediat, partia opozitare greke SYRIZA ka deklaruar se mbështet në mënyrë të vendosur dhe të palëkundur perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor, në kuadrin e kritereve të vendosura nga Bashkimi Europian.

Në këtë reagim, SYRIZA shprehet se “fatkeqësisht, Greqia në vend të një strategjie të strukturuar në Ballkan, promovon politikën e Mitsotakis, e cila i jep përparësi interesave të tij mikropolitike dhe balancave të brendshme partiake dhe jo interesave dhe rolit të Greqisë në rajon.

Zoti Mitsotakis nga njëra anë i bën thirrje BE-së të integrojë vendet e Ballkanit Perëndimor në më pak se dhjetë vjet, nga ana tjetër luftoi me ashpërsi Marrëveshjen e Prespës që e shkriu këtë perspektivë dhe nuk guxon të ratifikojë tre marrëveshje teknike këtu dhe pesë vjet.

Lajme të tjera |  Kurthi i Trump ndaj shqiptarëve të SHBA

Nga njëra anë bën festa parazgjedhore mbështetëse për kryeministrin shqiptar pa kushte, përballë pakicës dhe përpara zgjedhjeve lokale shqiptare, nga ana tjetër tenton  të shfrytëzojë mediatikisht çështjen serioze të shtetit ligjor, krijuar në zgjedhjet lokale me arrestimin e Belerit, për të forcuar imazhin e tij”, thuhet ndër të tjera në reagimin e SYRIZA.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us