“Opozita humbi zgjedhjet, por vetë Berisha mori një fitore”- Bamir Topi: E dinte shumë mirë që fitore me Ramën përballë nuk mund të realizojë

Ish-Presidenti Bamir Topi vlerëson se aktorët kryesorë të politikës shqiptare, përfshirë Edi Ramën dhe Sali Berishën, janë të vetëdijshëm për sistemin dhe rregullat që përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve.

Në një intervistë, Topi theksoi se Berisha e ka pranuar realitetin e pamundësisë së një fitoreje ndaj Ramës në sistemin aktual.

“Nuk ka gjë më të keqe për një njeri që përfaqëson 500 mijë votues, siç ndodhi me Sali Berishën në zgjedhjet e fundit,” tha ai, duke nënvizuar se kjo është një shifër e jashtëzakonshme në kushtet e popullsisë së Shqipërisë

Sipas tij, opozita mori një humbje në total, por vetë Berisha arriti një fitore personale.

Bamir Topi: Mendoj që ata që merren me politikë nuk kanë asnjë ndryshim në perceptimin e situatës. Nuk është se unë bëj përjashtim nga ata që janë në lojë. Ata e dinë shumë mirë, kanë ndërtuar një sistem dhe ca rregulla loje që të çojnë në këtë lloj rezultati. Kur them ata e dinë, e di Edi Rama dhe Sali Berisha. Nuk ka gjë më të keqe për një njeri që përfaqëson 500 mijë njerëz. Së paku në votimet e fundit u dëshmua që Berisha me koalicionin përfaqëson 500 mijë votues. Është një shifër e jashtëzakonshme në kushtet e popullsisë së Shqipërisë. Nuk ka gjë më të keqe kur ti i fut këta njerëz në një lloj sugjestioni, që ejani ne betejë se ne do të fitojmë. Ka pasur deklarata të qarta që lidheshin me sigurinë e votës, me programin që do ti çojë drejt fitores, me mbështëtjen ndërkombëtare. Pra nga e gjithë kjo retorikë politike opozita mori një humbje, por vetë Sali Berisha mori një fitore. Berisha e dinte shumë  mirë që fitore me Ramën përballë nuk mund të realizojë. Kështu siç është ndërtuar sistemi nuk mund të realizohet. Por ajo ka marrë përsipër dy gjera, ka ndërtuar sistemin bashkë me Ramën dhe është rikthyer në krye të opozitës për ti dhënë shpresë për rotacion politik

Lajme të tjera |  Ylli Manjani: Për idiotët që besojnë se SHBA do rrëzojë Ramën, shikoni ç’ndodhi në Iran, se keni që në ’45-n që prisni zbarkimin e “aleatëve” në Shqipëri

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us