“Opozita ka vetëm dy alternativa”, thotë Berisha teksa deklaron të ardhmen në politikë: Robi plaket kur do vetë!

Ish-kryeministri Sali Berisha pranon se opozita në Shqipëri ka vetëm dy alternativa, të largojë Edi Ramën duke rikthyer votën e lirë të shqiptarëve, ose do të mbetet një “satelit i qeverisë”.

Në një intervistë me gazetarin Xhoi Malësia në “Top News”, Berisha tha se Partia Demokratike do të kryejë një analizë të plotë, por këtë do ë bëjë pasi të faktojë “farsën elektorale” të zgjedhjeve të 11 majit.

I pyetur për të ardhmen e tij në politikë, Berisha tha se vitet nuk kanë asnjë rëndësi kur i vë para.

Pjesë nga intervista:

Berisha: Do ketë një proces analize, por ky proces do të përfundojë pasi të përgatisim të gjithë librin e zi të farsës elektorale shqiptare. Dhe ne po e bëjmë këtë, po e bëjmë me përkushtim të madh.

Lajme të tjera |  Dritë jeshile për hapjen e negociatave për Grupkapitullin 4, reagon Rama: Shqipëria nuk ndalet, një tjetër hap drejt anëtarësimit në BE

Si e sheh të ardhmen e PD-së pasi koha të gjithëve na mposht

Berisha: Problemi është se unë nuk udhëhiqem nga logjika formale. Vitet janë vite, nëse ato arrijnë të cënojnë performancën fizike, psikike, natyrisht. Por kur ti vë vitet përpara, ato nuk kanë asnjë efekt, dhe ajo që mbetet është eksperienca. E kam ftuar Edi Ramën të mos flasë me vete por të vijë në një studio televizive dhe të bëjë çdo lloj testi. Të marrë dhe suflerët me vete. Të bëjë testin e drogës, por atë se bën ai. E kanë në Tiranë, “robi plaket kur do vetë”.

Keni mposhtur çdo person në PD…

Berisha: Nga unë mund të kërkoni çdo gjë, por jo pasardhës. Ai është përgjegjës për shumë gjëra, mendoj se bëri disa gabime të mëdha. Zgjedhjet e 21-shit ishin farsë dhe unë s’isha fare në drejtim. Basha në vend se t’u faktonte shqiptarëve këtë, po vraponte për koalicion me Edi Ramën.

Lajme të tjera |  Berisha: Punonjësit e shtetit iu mblodhën kartat qytetarëve! Kryeministër në 2029?-Është misioni im

Plani i opozitës

Berisha: Opozita të themi më të vërtetën, ndodhet në një alternativë shumë të veçantë. Ose të rikthejë votën shqiptarëve duke larguar Edi Ramën, ose mbetet një satelit pa vlerë i qeverisë. Edi Rama me shtetërimin që i bëri votës së diasporës, tejkaloi Putinin, Lukashenkon, në Berat, Fier, Vlorë dhe mbeti dy pikë larg Asadit të Sirisë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us