Tani që ‘Big Brother VIP’ opinionistët mund të shprehin se për kë nga personazhet kishin empati. Ori Nebiaj, opinioniste e edicionit të tretë të BBV ishte e ftuar në “Pardon my French”, ku foli lidhur me këtë format. E pyetur nga Arbri se nëse është mërzitur me veten për ndonjë personazh, që në fillim ka menduar ndryshe dhe pastaj e ka kuptuar rrugës që ndoshta është gabuar, Ori u përgjigj se nuk është mërzitur për asnjë personash. Më tej ajo shtoi se në darkën e BBV, ku ishte ajo, Arbri dhe Ledioni, u prek prej Rozës.
“Nuk jam mërzitur për asnjë personazh. Le të themi që në Big Brother të gjithë personazhet kanë nisur dhe janë zhvilluar gradualisht. E vetmja vajzë dhe do të thoja i vetmi personazh që nga darka që ne hymë në shtëpinë e Big Brother për darkën ku isha unë, Arbri dhe Ledioni, më preku, mu duk shumë e ngarkuar dhe mu duk shumë e ngarkuar emocionalisht dhe më bëri shumë empati, ishte Roza. Edhe evitoja ta shihja në sy se nuk e shihja dot në sy se më dukej sikur do më këputej në dorë,“-u shpreh Ori.