Osmani përballë Vuçiçit në OKB: Ju testoni dronë iranianë, ne respektojmë të drejtat e serbëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur fjalën e saj sot në Këshllin e Sigurimit në OKB.

Përballë presidentit serb Aleksandër Vuçiç, ajo ka përmendur testimin e dronëve iranianë nga Serbia, duke deklaruar se “ky është mesazhi” që Serbia i dërgon vendeve fqinje.

Osmani ka thënë se në Kosovë mbrohen dhe avancohen të drejtat e serbëve, ndryshe nga sa pretendon Vuçiç, dhe e ftoi këtë të fundit të pranojë anëtarësimin e Kosovës në KiE, pasi do të ishte edhe në favor të serbëve të Kosovës.

“Pretendimet e Serbisë për spastrim etnik janë të rreme dhe të motivuara politikisht. Struktura ligjore e Kosovës i mbron dhe i avancon të drejtat e serbëve. E kundërta është e vërtetë. Rreth 500 mijë serbë janë larguar nga Serbia gjatë sundimit të Vuçiqit, e thotë EUROSTAT.

Serbia mblodhi prani të paprecedentë ushtarake pranë kufirit tonë në fund të shtatorit. Ditë më parë testuan dronët iranianë në kufi. Kjo është mesazhi që u japin fqinjëve…”, u shpreh Osmani.

Lajme të tjera |  Videoja që u bë virale: Reagimi i çuditshëm i Erion Braçes gjatë fjalimit të Olta Xhaçkës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us