Pacientët me leucemi në mëshirë të fatit! Mungon ilaçi “Imatinib”, rrëfimet: E marrim kontrabandë, paguajmë deri në 700 euro në muaj

Pacientët që vuajnë nga leukemia miloide kronike nuk kanë me çfarë të mjekohen pasi medikamenti “Imatinib” prej të paktën 2 muajsh nuk është i disponueshëm në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”. Shqiptarja.com shkruan se ilaçi nuk gjendet as në farmacitë private dhe mund të sigurohet vetëm përmes sistemit spitalor.

Mungesa e ilaçit është konfirmuar edhe nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. FSDKSH sqaroi se kompania importuese ka hasur probleme në prodhim dhe për këtë arsye nuk ka pasur medikamente në farmacinë spitalore. Sipas Fondit, ky medikament do të mungojë të paktën deri më 22 prill.

Pacientët, treguan për Report Tv se janë të detyruar ta sigurojnë ilaçin në rrugë personale, përmes të afërmve jashtë shtetit ose kontrabandë dhe se kostoja mund të arrijë deri në 700 euro për një kurë mujore.

Ndërprerja e trajtimit mund të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në ecurinë e sëmundjes. Imatinibi është një terapi që merret çdo ditë dhe është e nevojshme për të mbajtur sëmundjen nën kontroll. Ndërprerja e zgjatur, veçanërisht në pacientë me ngarkesë të lartë tumorale, mund të çojë në progres të sëmundjes dhe humbje të përgjigjes së trajtimit.

Lajme të tjera |  Përgjaken Pashkët, sulmet izraelite vrasin 25 persona në Gaza

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us