“Paga mesatare do jetë 1200 euro, kredi për çiftet e rinj”, Berisha në Kuçovë: Të kthejmë kombin në moshën e rinisë së tij

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim në Kuçovë, ku para qytetarëve prezantoi angazhimet e tij për të ardhmen e Shqipërisë.

Ai theksoi se 11 maji do të shënojë një fillim të ri për të rinjtë dhe të rejat që dëshirojnë të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vend. Berisha premtoi se qeveria e PD do të ndërmarrë masa për të mbështetur qytetarët dhe për të rikthyer të rinjtë që kanë emigruar.

Berisha garantoi minimumin jetik dhe pensionin minimal prej 200 euro për 100 ditët e para të qeverisjes dhe njoftoi mbështetje financiare për çiftet e reja, duke ofruar 30 mijë euro për të mbuluar interesat e kredive dhe një mbështetje të veçantë për ata që kanë fëmijën e tretë.

Për më tepër, Berisha nënvizoi se paga mesatare do të arrijë në 1200 euro, ndërsa paga minimale do të jetë 500 euro. Ai theksoi se vetëm duke investuar tek rinia, Shqipëria mund të arrijë prosperitetin dhe zhvillimin që meriton.

“11 Maji shënon fillimin e ri për çdo djalë e vajzë, që dëshiron të ndërtojë të ardhmen e tij në Shqipëri. Qeveria do përcaktojë grante për çdo kredi, që çdo çift i ri të ketë një çati. 30 mijë euro për të mbuluar të gjitha interesat dhe për fëmijën e tretë, qeveria do paguajë këtë 30 mijë eurosh. Të kthejmë nga emigracioni të rinjtë dhe të rejat që ikën. Të kthejmë kombin në moshën e rinisë së tij. Vetëm kështu kombi shqiptar është komb që begatohet gjithmonë e më shumë. 100 ditët e para garantojmë minimumin jetik dhe pensionin minimal 200 euro. Në këtë vend, rroga mesatare do jetë 1200 euro dhe paga minimale do të jetë 500 euro”, tha Berisha.

Lajme të tjera |  Diell dhe temperatura në rritje, parashikimi i motit për sot

“Po ne garantojmë të rejat dhe të rinjtë, fëmijët se shkollimi i tyre në një arsim modern, në shkolla të pajisura me teknologji më të mira, me cilësi më të lartë do të jetë objektiv kryesor, duke dyfishuar buxhetin për arsimin dhe se nuk do të ketë më mesatare si shpatë Demokleu që të pengojë ata të hyjë në universitete. Përkundrazi dyert e universiteteve do të jenë të hapura dhe pas përfundimit, qeveria do të paguajë çdo sipërmarrës që punëson të rinjtë, 1 vit sigurime shoqërore për çdo të ri të punësuar. Qeveria do të përcaktojë grante për çdo biznes dhe startup të të rinjve tanë. Qeveria do të përcaktojë grante për çdo kredi, në mënyrë që çdo çift i ri të ketë një çati.

30 mijë euro për të mbuluar të gjitha interesat dhe më pas me fëmijën e tretë për ata që duan, qeveria do të paguajë vetë të gjithë kredinë. Miqtë e mi, do të bëjmë gjithçka, do të bëjmë çdo gjë që të kthejmë nga emigracioni të rinjtë dhe të rejat që ikën, por dhe çdo emigrant që do të kthehet në Shqipëri. Prova e jetës sonë, prova e forcës tonë, e vizionit tonë, është të kthejmë kombin në moshën e rinisë tij. Ky është qëllimi ynë. Kombi, vetëm kombi në moshën e rinisë, është komb me të ardhme, është komb që zhvillohet është komb që begatohet gjithnjë e më shumë”, tha Berisha.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us