Pagat e shtetit si shtesa katesh pa leje

I hodha një sy sistemit të pagave të nënpunësve të të gjithë niveleve e pushteteve dhe më ngjau me hartë ndërtimesh pa leje kuturu. Pagat brenda sistemi të drejtësisë veçanërisht ngjanin si shtesa anësore, shtesa katesh apo mbyllje ballkonesh.

Krejt pa sens e pa një llogjikë shtetërore. Po e le mënjanë llogjikën ekonomike dhe ngarkesën në punë të secilit..

Tani, kërkesat për ngritje page janë legjitime, por ky legjitimitet duhet të jetë në harmoni me sistemin e pagave sipas hierarkisë së shtetit. Ky i fundit të parë ka Presidentin e Republikës e jo Altin Dumanin, as Gent Sejkon.

Se në hierakinë e shtetit sipas pagave aktuale del që:

Gent Sejko është kryetar shteti. ALTIN Dumani dhe gjykatësit e  Apelit të GJKKO janë parlamenti,

Olta Zaçe është kryeministre, Sokol Sadushi Zvkryeministër.

Lajme të tjera |  TRONDITET tregu/ Çmimet globale të naftës rriten ndjeshëm pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit!

Esi Rama Sekretar i Përgjithshëm,

Elisa Spiropali drejtore e DAP.

Të tjerët janë punonjës…

Kjo është hierakia sipas sistemit i pagave.

Absurde, absurde, absurde.

Padyshim që ministri i financave në bashkëpunim me DAP dhe protokollin e shtetit do të duhet të vendosin një sistem unik e hierakik pagash.  Duhet një grup i mirë pune ku të analizohet hierakia, funksionet dhe ngarkesa në punë. Pastaj bëhen hesapet mbi pagat dhe rritjen e tyre sipas një llogjike proporcionale mbi kontribuesit në sistem dhe, jo duke deformuar llogjikën bazë të pagës së funksionit publik në hieraki.

Asnjëherë, nuk e kemi parë punën e pagave si hieraki por kemi ndërhyrë në mënyrë të pjeshme dhe për të zgjidhur hallin e momentit. Ndaj duhet një zgjidhje e drejtë, afatgjatë dhe sipas llogjikës së piramidës shtetërore.

Varianti që gjykatësit vendosin për vete por në qesen e përbashkët nuk ka kuptim. Se pastaj mund që edhe parlamenti që del nga vota vendos për vete. Qeveria që administron qesen/buxhetin, po po. E ku shkojmë pastaj?!

Lajme të tjera |  Komentet e Ramës për rritjen e PAGËS së gjyqtarëve me 700 euro, flet kryetarja e Gjykatës Kushtetuese: Janë deklarata të zakonshme!

Pa bërë këtë reformë të harmonisë së pagave sipas fuksioneve në hierarkinë e shtetit nuk ka kuptim asnjë diskutim tjetër.

Më vjen mirë që edhe PD u shpreh kundër rritjeve si ndërtime pa leje  të pagave të gjykatësve.  Edhe në gjyqsor ka absurditete hierakike. GjKKO e Apelit paguhet gati dy herë më shumë se superiorët e tyre në Gjykatën e Lartë!!

Ska asnjë llogjikë që e justifikon.

Nuk jam për ulje pagash, por për harmonizim hierakik llogjik.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us