Pagë sipas meritës/ Mësues i kualifikuar dhe mjeshtër, testimet do të bëhen në 11 Maj

Gjendja e arsimit në vend, që lë shumë për të dëshiruar, refelektuar kjo dhe në testimet ndërkombëtare që janë bërë për nxënësit, ka nxitur qeverinë që të ndërmarrë disa nisma që i japin më shumë motivim, edhe në aspektin financiar mësuesve. Gjatë ditës së djeshme teksa prezantoi planin për zhvillimin professional të mësuesve, kryeministri Edi Rama tha se paga mesatare e tyre së shpejti do të bëhet 950 euro, ndërsa kërkoi një vlerësim në bazë të kontributeve që ata japin.

Tashmë është bërë edhe më e qartë se si ky vlerësim do të bëhet, duke mos u bazuar vetëm te vjetërsia në punë, por edhe te testimet kualifikuese që mësuesit do të kryejnë. Ministria e Arsimit ka publikuar datën e provimit me shkrim të kualifikimeve të mësuesve, në 11 maj.  Të gjithë mësuesit që duan t’iu nënshtrohet këtyre testimeve, do të duhet që të plotësojnë kërkesën brenda datës 237 Shkurt, dhe duhet ta dorëzojnë së bashku me portofolin profesional në zyrën arsimore që i përket.

Lajme të tjera |  'Ethet' e Shqipëri-Serbi! Serbët me kuzhinierin me vete në Tiranë, Policia ‘blindon’ kryeqytetin

Kriteri kryesor për të marrë pjesë në testim është vjetërsia në punë për 2 shkallët e kualifikimeve. Për të marr titullin “mësues specialist” duhet të kesh mbi 10 vite punë, ndërsa me më shumë se 20 vite punë garon për gradën “mësues mjeshtër”. Për kategorinë e parë “mësues i kualifikuar”, mësuesit duhet të zotërojnë të paktën 5 vite punë dhe ju nënshtrohen orëve të hapura mësimore të monitoruara gjatë periudhës 1 deri në 26 prill.

Provimi me shkrim për kategorinë e dytë dhe të tretë më 11 maj fillon në orën 10:00 dhe zgjat dy orë e tridhjetë minuta. Mësuesit testohen në lidhje me formimin e përgjithshëm, madje ka pyetje dhe nga drejtshkrimi i gjuhës shqipe, si dhe gjithashtu ka pyetje shkencore të lëndës që jep mësim. Njësoj si nxënësit, edhe mësuesit do të marrin nota. Në bazë të pikëve që ata do të grumbullojnë në këto testime, do të vlerësohen me shkëlqyer, shumë mirë, mirë dhe dobët.

Por ndryshe nga nxënësit, mësimdhënësit nëse ngelin nuk humbasin vendin e punës, por kanë të drejtën e ritestimit për të fituar statusin e kualifikimit. Pjesëmarrja në kualifikim nuk është e detyrueshme, por vec titullit që fitojnë, mësuesit kanë edhe një rritje page nga 5 deri 15% deri më tani; por me premtimin e kryeministrit Rama, përfitimi në të ardhmen mund të shtohet.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us