Pajtueshmëri për çështjen e dinarit/ Petkoviç “shpërthen” ndaj Vjosa Osmanit: Gënjen si qen

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe Petar Petkoviç, ka reaguar pas deklaratës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për dinarin serb, e cila tha se është dakord me disa nga propozimet e emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar lidhur me këtë çështje. Përmes një postimi në “X”, ai e cilësoi atë si gënjeshtare, duke thënë se asnjë marrëveshje për dinarin nuk është arritur. Sipas tij ata që janë të fortë dhe të fuqishëm po i imponojnë zgjidhje popullit serb në Kosovë.

“Çfarë do të thoshte populli ynë, Vjosa Osmani gënjen si qen! Asnjë marrëveshje për dinarin nuk është arritur, dhe ata që janë të fortë dhe të fuqishëm po bëjnë vetëm se po i imponojnë zgjidhje popullit serb në Kosovë dhe Metohi”,shkroi Petkoviç në rrjetin social “X”.

Osmani deklaroi më herët sot se çështja e dinarit serb në Kosovë duhet të zgjidhet me urgjencë dhe se tashmë ekziston pajtueshmëri për një pjesë të propozimit amerikan për këtë diskutim. Sipas saj, do të ishte më mirë nëse do të arrihej një marrëveshje në Bruksel, më 19 mars, në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us