Pak minuta para duelit me Anglinë, Mirlind Daku i “bashkohet” Kombëtares

Kombëtarja shqiptare nis sonte ndaj Anglisë në orën 20:45 rrugëtimin për Kupën e Botës. Pak më parë, trajnerët e të dyja ekipeve kanë bërë të ditur dhe formacionet zyrtare që do të zbresin në fushë.

Në repartin ofensiv, Sylvinho ka inkuadruar Asanin, Bajramin dhe Myrto Uzunin. Trajneri brazilian nuk ka pasur mundësi për të bërë shumë zgjedhje, pasi dhe Mirlind Daku nuk është i grumbulluar për shkak të një dëmtimi.

Sulmuesi 27-vjeçar ka mbështetur bashkëlojtarët me një InstaStory. “Ju ruajtë Zoti dhe me këmbë të mbarë”, shkruan sulmuesi kuqezi në prag të sfidës.

Pak minuta para duelit me Anglinë, Mirlind Daku i “bashkohet”

Lajme të tjera |  Qëndruan mes vuajtjesh në Kategorinë e Parë, 2 biznesmenë ofrohen për të investuar te skuadra e Kukësit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us