Pak muaj para merkatos, FIFA “bllokon” 4 ekipet shqiptare

Jemi pak më shumë se 1 muaj nga hapja zyrtare e merkatos, por disa ekipe në vendin tonë nuk do të mund të bëjnë afrime. Saktësisht janë Laçi, Kukësi, Luftëtari dhe Oriku, skuadra këto që kanë detyrime të pashlyera.

Kjo ka bërë që FIFA t’iu bllokojë merkaton deri në momentin që klubet do të mund të zgjidhin gjithçka. Siç dihet Kukësi luan në Kategorinë e Parë, ndërsa Laçi këtë sezon ra në këtë kategori.

Ndërkohë Luftëtari do të luajë sezonin e ri në Kategorinë e Parë, pasi u shpall kampion në Kategorinë e dyë. Dhe sa i takon Orikut, militojnë në Kategorinë e Dytë, pasi nuk ia dolën që nëpërmjet “Play-Off”-it të siguronte ngjitjen në të parët.

Lajme të tjera |  Everton apo Chelsea? Në Angli zbulojnë të ardhmen e Armando Brojës

Klubet janë të detyruara të paguajnë lojtarët, edhe pa aktivitet, pasi përndryshe mund të penalizohen dhe të kenë pasoja për sesionet e merkatove dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në vazhdim.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us