Pakti PS-PD për Zgjedhoren, Basha: Refuzojmë me forcë pazarin anti-SPAK, Rama dhe Berisha janë bashkë, sa herë ua do halli

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar ashpër në lidhje me marrëveshjen PS-PD, për Reformën Zgjedhore, e cila nuk miratoi një prej propozimeve e kahershme të tij, atë për listat e hapura. Në një reagim në rrjetet sociale, Basha iu bën thirrje deputetëve që të mos votojnë pro kësaj Reforme, që sipas tij i shërben aleancës kundër SPAK. Ish-kryedemokrati shkruan më tej se, Rama dhe Berisha janë bashkë sa herë që ua do halli, dhe mbajnë rreth vetes një grup deputetësh që iu shërbejnë atyre, dhe jo qytetarëve që i kanë zgjedhur.

‘I ekspozuam për pazarin me amnistinë, dhe koha na dha të drejtë. I ekspozuam për pazarin për sabotimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore, dhe koha na dha të drejtë. I ekspozuam për pazarin për mbylljen e listave, dhe koha na dha të drejtë. Rama dhe Berisha nuk duan Reformë Zgjedhore, sepse kërkojnë të mbajnë rreth vetes një tufë deputetësh që i shërbejnë interesave të tyre dhe halleve që kanë me drejtësinë, jo qytetarëve.

Ne e refuzojmë me forcë këtë pazar, prandaj kam depozituar një amendament përmes të cilit ju jepet mundësia deputetëve që duan realisht lista të hapura dhe neverisin këtë mynxyrë, të votojnë për të pasur lista 100% të hapura.

Përmes këtij amendamenti u japim mundësi partive të zgjedhin nëse duan të përdorin listat e hapura, apo listat e mbyllura, e jo t’i nënshtrohen në mënyrë të detyrueshme pasojave të allshiverishit të atij që ka shpallur revolucion, por është ulur në prerin e Ramës, dhe atij që deklaron se nuk bashkëpunon me non gratat, por bashkon vota me Berishën sa herë ua do halli i përbashkët.

Nëse brenda bunkerëve anti-SPAK të Ramës dhe Berishës duan të vendosen në rresht për t’i shërbyer atyre dhe jo qytetarëve, le të ngrenë dorën dhe të ulin kokën për të votuar riciklimin e marrëveshjes së 2008-ës.

Por, nëse duan realisht që gjërat të ndryshojnë e të fuqizojnë votën e qytetarëve duke i’u dhënë dinjitet, autoritet dhe përfaqësim deputetëve, të mbështesin këtë amendament. Shqipëria meriton më shumë.‘- shkruan Basha.

Lajme të tjera |  PD, grevë urie brenda Parlamentit? Klevis Balliu: Duhet të provojmë gjithçka

Ditën e djeshme, grupi i dialogut gjeti dakordësinë, për një draft të përbashkët për Reformën Zgjedhore, e cila do të futet sot ose nesër, në rendin e ditës në Kuvend. Dy partitë do të votojnë në seancë për t’i hapur rrugë emigrantëve që kanë një adresë të saktë banimi për të votuar.

Ndërkohë, pika që ndante dy partitë ishte mënyra se si do të ndahen mandatet. Socialistët kishin si kusht vendosjen e një pragu 7 mijë vota për të thyer herësin, ndërkohë që demokratët kërkonin lista 100% të hapura.

Në draftin përfundimtar, PS ka hequr dorë nga pragu 7 mijë vota, ndërkohë që demokratët kanë pranuar që 1/3 e listës në çdo qark të jetë e mbyllur.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us