Palestinezët detyrohen të ikin, Hamas: Afër 22 mijë të vdekur nga fillimi i luftës

Rreth 150,000 palestinezë po detyrohen të largohen nga zonat e Gazës qendrore, ka thënë OKB-ja, ndërsa forcat izraelite përparojnë në kampet e refugjatëve atje. Dëshmitarët dhe krahu i armatosur i Hamasit raportuan se tanket kishin arritur në periferinë lindore të kampit Bureij.

Ushtria izraelite kohët e fundit zgjeroi ofensivën e saj tokësore për të shënjestruar Bureij dhe kampet aty pranë, Nuseirat dhe Maghazi. Bombardimet izraelite vranë gjithashtu dhjetëra njerëz në të gjithë Gazën të enjten, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi.

Palestinezët detyrohen të ikin, Hamas: Afër 22 mijë të

GAZA 2

Egjipti ka konfirmuar se ka paraqitur një propozim me tre faza për të ndaluar luftimet, që përfundojnë me një armëpushim. Thuhet se një delegacion i Hamasit ka mbërritur në Kajro për të dhënë përgjigjen e tij ndaj planit. Lufta u shkaktua nga një sulm i paprecedentë ndërkufitar nga persona të armatosur të Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor, në të cilin u vranë 1200 njerëz – shumica civilë – dhe rreth 240 të tjerë u morën peng.

Lajme të tjera |  Dosja Veliaj/ SPAK kërkon burg dhe gjoba për të bashkëpandehurit, shpëton "e penduara"! (Lista me emrat dhe bizneset)

Më shumë se 21,300 njerëz janë vrarë në Gaza, kryesisht fëmijë dhe gra, gjatë 11 javëve të luftimeve, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Hamasit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us