Paloka fyen gazetarët: (RKTK) Ropt ku ti keni, që nuk shikoni vjedhjen e zgjedhjeve

Deputeti demokrat Edi Paloka është bërë sërish protagonist i një dite pa lajme politike.

Por Paloka nuk është bërë protagonist i ndonjë aksioni të tij opozitar, por duke fyer gazetarët pse ata “guxojnë” të pyesin liderin e opozitës, Sali Berisha, “po ju çfarë bëtë”, kur ai denoncon vjedhjen e zgjedhjeve.

“Berisha ka publikuar cdo dite prova e fakte skandaloze per menyrat se si jane vjedhur dhe manipuluar votat e shqiptareve… E pas kesaj ti degjon nga ndonje gazetar: “Mire mo mire, keto dihen, po ju cfare…?” RKTK!” – shkruan Paloka.

Fraza fyese “RKTK” u përdor fillimisht nga Florjon Mima gjatë një seance parlamentare kundrejt kryeministrit Edi Rama.

Sakaq, duket se Paloka që gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 majit nuk la gjurmë, kërkon të lërë gjurmë me fyerjet ndaj ish-kolegëve të tij të media.

Lajme të tjera |  Vr*sja e SHQIPTARES nga ish-bashkëshorti në Itali, zbardhet dëshmia: U afrova, por…!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us