PAMJE TË TMERRSHME/ Ndërhyrja e Donnarummas fatale, Jamal Musiala pëson dëmtimin “HORROR”

PSG dhe Bayern Munich u përballen ditën e sotme në kuadër të çerekfinales së Botërorit të Klubeve. Një pjesë e parë intensive, por që u mbyll në barazim pa gola.

Megjithatë, momenti më kulminant ishte në minutat e fundit të pjesës së parë. Portieri i PSG-së, Gianluigi Donnarumma ndërhyri ndaj Jamal Musialës, me këtë të fundit që mbeti i shtrirë në tokë.

Pamjet nga dëmtimi i gjermanit janë të tmerrshme, pasi shihet me këmbën e shtrembëruar dhe të thyer plotësisht. Ky moment po bën xhiron në rrjet, teksa portieri italian dukshëm u ndje në faj.

Lajme të tjera |  Lë me “gisht në gojë” Barcelonën, zbulohen detajet e kontratës së re “monstruoze” të Niko Uilliamsit te Atletik Bilbao

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us