Pamjet apokaliptike nga SHBA, tornadot mbërthejnë Floridan (VIDEO)

Pamje të frikshme vijnë nga Florida në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi është përfshirë nga uragani “Milton” i kategorisë së 4.

Tornado të mëdha dhe të rrezikshme janë krijuar si pasojë e erërave të forta me shpejtësi mbi 200 km/h.

Pamjet e CNN i përkasin jugut të Floridas, teksa stuhia që konsiderohet më e madhja në 100 vitet e fundit, po i afrohej zonës.

Gjithashtu, për shkak të erërave të forta, niveli i ujit është rritur.

Autoritetet amerikane u kanë bërë thirrje banorëve që të braktisin banesat.

Edhe Presidenti Joe Biden, një ditë më parë kërkoi nga banorët e zonës që do të preket nga uragani “Milton” që të largohen pasi situata do të bëhet e rrezikshme.

Lajme të tjera |  Nëna e Veliajt, letër të hapur për burgosjen e të birit: Pse Europa po i mbyll sytë ndaj një shkeljeje flagrante të vlerave mbi të cilat u ndërtua BE?

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us