PAMJET apokaliptike nga zjarret në Shëngjin/ Flakët përfshijnë rrethimin e një resorti, digjen çadrat

Vijon ende zjarri në Shëngjin, ku është e pamundur vënia nën kontroll e tij dhe lokalizimi i flakëve për shkak të erës që fryn. Flakët po djegin çadrat dhe zjarri po përfshin rrethimin e një resorti. Nga ana tjetër, pushues dhe punonjës të resortit po përpiqen të heqin çadrat e tjera prej kashte që të mos përfshihen nga flakët.

Flakët po vijojnë të hapen me shpejtësi të madhe edhe në zonën e rrugës Shëngjin-Velipojë, po ashtu është aktivizuar një tjetër vatër zjarri e re në anën tjetër të malit. Edhe pse po punohet nga toka dhe ajri, situata mbetet kritike në këtë zonë, ku zjarri po afrohet dhe pranë disa bizneseve dhe banesave.

PAMJET apokaliptike nga zjarret në Shëngjin/ Flakët

ZJARRI
PAMJET apokaliptike nga zjarret në Shëngjin/ Flakët

ZJARRI
PAMJET apokaliptike nga zjarret në Shëngjin/ Flakët

ZJARRI
PAMJET apokaliptike nga zjarret në Shëngjin/ Flakët

ZJARRI
PAMJET apokaliptike nga zjarret në Shëngjin/ Flakët

ZJARRI

Gjatë gjithë natës është punuar për shuarjen e flakëve, por situata ka qenë kritike, aq sa banorët dhe turistët janë evakuuar për shkak se flakët iu afruan resorteve e banesave.

Lajme të tjera |  Berisha nxjerr pamje të tjera nga "11 maji": Në Krujë u votua kolektivish me kamera tek koka

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us