PAMJET bëjnë xhiron në rrjet, tifozët e Dinamos përfshihen në sherrin masiv, grushtet e shqelmat nuk ndalen (VIDEO)

Hajduk Split dhe Dinamo Zagreb do të përballen ditën e sotme për të luajtur supersfidën e vlefshme për javën e 33-të të kampionatit kroat. Ndeshja që do të zhvillohet në “Stadion Poljud”, do të startojë në orën 16:00.

Në prag të këtij dueli ka pasur trazira të shumta nga tifozët, teksa ata të Hajduk janë përplasur me ata të Dinamos së Zagrebit. Një dhunë e cila agravoi tepër, pasi dy grupet u përplasën me njëri-tjetrin.

Shqelma dhe grushte nga të dyja krahët, çuan në shumë persona të lënduar. Ndërkohë që Ministria e Brendshme e Kroacisë, ka njoftuar se mbi 100 persona janë arresutar.

Kujtojmë që kjo ndeshje është direkt për “luftën” e titullit, pasi me 56 pikë Hajduk Split mban vendin e dytë dhe me 1 pikë më pak Dinamo mban të 3-tin. Në vendin e parë është Rijeka me po 56 pikë.

Pamje nga sherri

Lajme të tjera |  Përballen në gjysmëfinale të “Final 4” me Dinamon, Vllaznia kërkon ndihmë zyrtarisht në rrjetet sociale

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us