Pamjet e para të Berishës nën arrest, del në dritare dhe përshëndet me dy gishta

Teksa gjendet nën masën e arrestit të shtëpisë nga dita e shtunë, publikohet video e parë e ish-kryeministrit Sali Berisha, nga dritarja e banesës së tij.

Video e publikuar nga Jamarbër Malltezi, tregon Berishën që përshëndet nga dritarja me dy gishta, ndërkohë që në sfond dëgjohen thirrje të mbështëtësve të tij, të cilët me gjasë janë mbledhur poshtë pallatit të tij.

Pavarësisht se gjendet nën masën e arrestit, Berisha nuk ka hequr dorë nga drejtimi i Partisë Demokratike, ndërsa deputetët mbështetës të tij kanë paralajmëruar për ashpërsimin e qëndresës dhe mobindjes civile.

Ata u grumbulluan të dielën pranë banesës së tij, ndërsa edhe sot ka pasur disa të rinj në mbështetje të Berishës.

Lajme të tjera |  Fundjava me mot të paqëndrueshëm, si do ndryshojnë temperaturat

Gjykata e Posaçme pranoi të shtunën kërkesën e SPAK për shtrëngimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin i dyshuar për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim në aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani.

Pasi Berisha nuk e respektoi masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, GJKKO e konvertoi masën në “arrest shtëpie”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us