PAMJET e rënda/ Babai i saj u dogj nga molotovi në protestë, aktorja: Mund të kishte vdekur!

Aktorja e njohur, Juli Emiri ka reaguar ashpër për lëndimet që i ati i saj ka marrë në protestën e djeshme të opozitës. I moshuari, u dogj dje nga një koktail molotov që i përfundoi në këmbët e tij dhe që i shkaktoi të djegura. Pamjet e rënda të lëndimeve të marra i ka nxjerrë në rrjetet sociale vetë e bijë, shoqëruar edhe me një përshkrim të gjatë të asaj që kishte ndodhur mbrëmjen e djeshme.

“Babi mori flakë. Unë u sula t’ia shuaj, bashkë me protestues të tjerë. U dogja dhe unë. Pas disa minutash, ku godisnim me ç’të mundnim, flaka u shua,”- shkruan Emiri.

PAMJET E MOMENTIT TË DJEGIES DHE PASOJAT: 

PAMJET e rënda/ Babai i saj u dogj nga molotovi në protestë,

BABAI I JULI EMIRIT
PAMJET e rënda/ Babai i saj u dogj nga molotovi në protestë,

BABAI I JULI EMIRIT

 

Krahas pamjeve që ajo ka nxjerrë nga spitali, shkruan se i ati mund të kishte vdekur për shkak të flakëve, ndërsa nuk harron që të lërë edhe një mesazh për ata që ishin kundër formës së protestës së zgjedhur nga opozita. Ndër të tjera ajo shkruan se vetë ajo dh ei ati kishin dalë që të protestonin pasi janë kundër mënyrës sesi qeveriset vendi.

“Se kuptojnë diktaturën që po u riinstalohet para syve me vrasës gjakftohtë dhe u shtohet forca dhe motivi për t’a mposhtur dhe një pjesë që u vjen keq por mendojnë “shyqyr që nuk isha/ja pse nuk duhet dalë në protestë se shiko ç’ndodh” pa e kuptuar sa shpejt do u vijë radha. Kjo pjesa e fundit është ajo që ka mbajtur gjithnjë Shqipërinë zvarrë, të nënshtruar, të pushtuar, të skllavëruar, që sjell e risjell diktaturën në një formë apo në një tjetër, periodikisht. Historia përsëritet aq herë sa nuk zëmë mend!,“-shkruan ajo ndër të tjera.

Lajme të tjera |  Mediat italiane: Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët nxit konflikt mes gjykatave dhe Melonit

POSTIMI I AKTORES:

Ky është babi im. Një nga flakëhedhëset që një protestues e hodhi në drejtim të bashkisë, një nga policët ia hodhi babit te këmbët. Babi mori flakë. Unë u sula t’ia shuaj, bashkë me protestues të tjerë. U dogja dhe unë. Pas disa minutash, ku godisnim me ç’të mundnim, flaka u shua. Gjatë gjithë kësaj kohe, policët për asnjë çast nuk na hodhën ujin me të cilin shpërndanin protestuesit. Babi mund të kishte vdekur sot. Nga ata që lexojnë këtë status, ka një pjesë që u bëhet qejfi e thonë “mirë t’u bëhet/ç’u duhej të dilnin/vetë hodhën flakëhedhëse(jo babi)”, ka një pjesë që u vjen tmerrësisht keq jo thjesht për babin,por se kuptojnë diktaturën që po u riinstalohet para syve me vrasës gjakftohtë dhe u shtohet forca dhe motivi për t’a mposhtur dhe një pjesë që u vjen keq por mendojnë “shyqyr që nuk isha/ja pse nuk duhet dalë në protestë se shiko ç’ndodh” pa e kuptuar sa shpejt do u vijë radha. Kjo pjesa e fundit është ajo që ka mbajtur gjithnjë Shqipërinë zvarrë, të nënshtruar, të pushtuar, të skllavëruar, që sjell e risjell diktaturën në një formë apo në një tjetër, periodikisht. Historia përsëritet aq herë sa nuk zëmë mend!

Por si u lëndua i moshuari?

Lajme të tjera |  TRONDITËSE/ Pesë persona dr*gojnë dhe përdh*nojnë 14-vjeçaren

MOMENTI ME VIDEO:


Sot, ishte kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ai që publikoi pamjet e djegies së të moshuarit. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, protestuesit hedhin molotov para efektivëve të Policisë që ishin vendosur para Bashkisë së Tiranës. Për të shmangur shpërthimin, uniformat blu shtyjnë molotovin, që përfundon në këmbët e të moshuarit. Si pasojë, ai ka marrë flakë, megjithatë fatmirësisht nuk i rrezikohet jeta.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us