PAMJET/ Fushata e politikanit gjerman habit të gjithë: Kam vendosur të mësoj shqip

Tabloidi gjerman BILD i ka kushtuar vëmendje fushatës që po bën politikani i SPD-së, Markus Schreiber. Ai është fokusuar tek komuniteti shqiptar që jeton në Gjermani. Ai madje ka postuar disa video në TikTok duke folur shqip. “Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë, të paktën jo në Hamburg” – thuhet në shkrimin e BILD.

Sipas të njëjtave burime, brenda një kohe shumë të shkurtër, anëtari i këshillit të qytetit, ka marrë mbi 304 mijë pëlqime me postimin e tij të parë dhe mbi 161 mijë në të dytin. BILD shkruan se ky është një rekord pasi normalisht shifra të tilla për politikanët lokalë nga Hamburgu janë në intervalin e 4 ose maksimumi me 5 shifra.

@markus.schreiber29 #fyp #fy#albanischlernen #albanian #shqip #shqipe#shqiptar #🇽🇰 #🇦🇱 #veddel #kosovo #viral#challenge #albanien #hamburg ♬ orijinal ses – Media.Kulub🎶

Schreiber po përpiqet të tërheqë votuesit me origjinë shqiptare në zonën e tij elektorale, e cila shtrihet në jug të qytetit. Në total, janë rreth 9 mijë votues të mundshëm nga komuniteti shqiptar që mund të votojnë në zgjedhjet e ardhshme shtetërore më 2 shkurt.
Schreiber e trajton këtë çështje shumë thjeshtë.

@markus.schreiber29 #fyp #fy#albanischlernen #albanian #shqip #shqipe#shqiptar #EI #veddel #kosovo #viral#challenge #albanien #hamburg #veddel ♬ orijinal ses – Media.Kulub🎶

“Po mësoj shqip”, – thotë ai në videon e parë. Dhe pastaj shpjegon se çfarë do të thotë në shqip “mirupafshim” dhe “lamtumirë”. Ai tregon me duar edhe simbolin kombëtar shqiptar, “Shqiponjën dykrenare”.

@markus.schreiber29 #fyp #fy#albanischlernen #albanian #shqip #shqipe#shqiptar #EI #veddel #kosovo #viral#challenge #albanien #hamburg #veddel ♬ orijinal ses – Media.Kulub🎶

Shifrat tregojnë se kjo mesa duket kjo është pritur mirë nga shqiptarët vendas që jetojnë në Hamburg dhe që lejohen të votojnë. Ligji për Hamburgun të lejon që edhe me 5 ose 6 mijë vota personale mund të zgjidhesh në parlament.

Lajme të tjera |  Flutura Açka: Ne ja dhamë në tavolinë 12 mandate socialistëve. Tani do patronazhohet dhe opozita, Rama po blen demokratët me vende pune

Schreiber tha për BILD: “E vura re këtë grup votuesish. Duket sikur një në çdo dyqan në Veddel është shqiptar. Shqipëria është një vend i madh, njerëzit janë shumë mikpritës”. Ai thotë se edhe vetë është pak i befasuar nga përgjigja e pabesueshme në TikTok: “Por mendoj se është mirë kur dashuria pranohet kaq mirë në mediat sociale. Dhe nuk ka vetëm urrejtje dhe dhunë” – thotë ai. ©LAPSI.al

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us