PAMJET / I rrethuar nga “influencerët”, Berisha marshon drejt Kryeministrisë për të protestuar kundër mbylljes së TikTok

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha i është bashkuar një grupi të rinjsh të forumit rinor të kësaj partie, të shoqëruar edhe nga përdorues të rrjetit social TikTok, që pritet të mbyllet me vendim të qeverisë.

Berisha ka ecur më këmbë nga banesa e tij drejt ndërtesës së Kryeministrisë, ku do të mbahet protesta kundër mbylljes së Tik-Tokut.

Opozita e cilëson këtë vendim të qeverisë si dhunim dhe censurë ndaj fjalës së lirë.

Ndërsa kryeministri Edi Rama më herët është shprehur se vendimi është marrë në konsultim me mijëra prindër dhe mësues, duke e akuzuar TikTok se përhap anti-vlera dhe nxit dhunë.

TikTok do të qëndrojë i mbyllur për një vit, derisa, siç është shprehur Rama, qeveria dhe kompania me bazë në Kinë, të garantojë mbrojtjen e adoleshentëve nga materialet e dëmshme.

 

Lajme të tjera |  “Rama është i dërguari i Zotit”, kandidati për deputet në Elbasan: E solli në vitin 2013, për t'i ardhur në ndihmë Shqipërisë!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us