PAMJET/ Lulzim Basha “fqinji” më i ri i SPAK, kunati dhe bashkëshortja hapin zyra te dera e Prokurorisë

Prej pak ditësh një objekt i ri ka hapur dyert shumë pranë Prokurorisë së Posaçme. E titulluar “Eurostar Center” në dy katet e para të saj, ka akomoduar edhe një biznesmen jo pak të njohur nga politika. Weblajm.com ka ndarë pamjet e shtetasit Erion Isufi, njëherazi biznesmen në fushën e PR dhe Komunikimeve, së bashku me motrën e tij Aurela Basha shihen teksa futen brenda këtyre zyrave që ndodhem as 10 metra larg derës së SPAK.

Isufi njihet edhe si kunati ish-kreut të opozitës, z.Lulzim Basha, ndërsa Aurela është bashkëshortja e Bashës.

Momentalisht në hyrje të këtij objekti nuk ka një tabelë që tregon transferimin e bizneseve apo selisë së Isufit në godinën pranë SPAK-ut. Ky objekt ku mendohet të ketë trasnferuar selinë Isufi është ndërtuar nga Biznesmeni ish-deputeti Socialist Sadri Abazi.

Lajme të tjera |  Habemus Papam! Robert Francis është Papa i ri!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us